Abramovichit iu refuzua lejeqëndrimi në Zvicër.
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 26 September 2018
Policia federale e Zvicrës u kishte sugjeruar autoriteteve vendase të emigracionit se, oligarku rus Roman Abramovich përbënte një “rrezik për sigurinë publike” dhe një “rrezik për reputacionin e mirë” të vendit, nëse ai bëhej qytetar zviceran.
Manjati i klubit londinez të futbollit, Chelsea, humbi të martën një betejë ligjore 7-mujore kundër një medieje të shkruar zvicerane, për ta penguar këtë të fundit të publikonte informacionet mbi arsyet e dështimit të tij për sigurimin e lejeqëndrimit zviceran.
Beteja mes Abramovich dhe medies “Tamedia” në Zurich nisi në shkurt, pasi grupi në fjalë mediatik siguroi detaje të një letre të shkruar nga policia, që ishte thirrur në ndihmë nga Sekretariati shteteror për Emigracionin për të dhënë opinionin e vet mbi mundësinë, nëse oligarku rus duhej lejuar të transferohej në kantonin e Valais (Valè) apo jo.
Abramovich, i cili zotëron një super rezidencë 90 milionë paundëshe në “Kensington Palace Gardens” të Londrës, kishte aplikuar për leje banimi në Zvicër në korrik të vitit 2016, me shpresën për ta kthyer vendin e famshëm si resort skish, Verbier, në “shtëpinë” e tij zyrtare.
Gjithsesi, pas një rishikimi të detajuar të dokumenteve në lidhje me një prej njerëzve më të pasur të botës, policia ngriti një sërë shqetësimesh. Sipas “Tamedia”-s, policia raportoi se Abramovich njihej për “dyshimet për pastrim parash dhe kontaktet e supozuara me organizata kriminale”. Policia vlerësoi gjithashtu se, ekzistonin arsye të forta për të besuar se “asetet e aplikuesit janë, të paktën pjesërisht, me origjinë të paligjshme”.
Avokati i Abramovichit, Daniel Glasl iu është përgjigjur pretendimeve tronditëse, duke dorëzuar një padi me kërkesë korrigjimin e fakteve nga ana e policisë federale. Ai tha se planifikon gjithashtu të dorëzojë një padi penale kundër kujtdo që shpërndante informacionin. Por pavarësisht kësaj, medie të huaja ndërkombëtare, si “The Guardian”, nuk e kanë lënë rastin t’iu ikë nga duart.
“Çdo sugjerim, se Abramovich është i përfshirë në pastrim parash apo ka kontakte me organizata kriminale, është tërësisht fals. Abramovich nuk është akuzuar kurrë për përfshirje në pastrim parash, e madje nuk ka asnjë precedent penal. Ai nuk ka pasur kurrë, as nuk është pretenduar ndonjëherë madje, kontakte me organizata kriminale”, thotë avokati i tij.
Pretendimet gjithsesi nuk bazohen mbi ndonjë vendim gjyqësor, pasi oligarku rus nuk është dënuar kurrë në Zvicër. Por, ato bazohen në informacionet policore që vështirë se mund të verifikohen lehtësisht, ndaj për këtë arsye Abramovich prezumohet i pafajshëm për çdo rast.
Në shkurt, oligarku rus siguroi një urdhër që ndalonte përmendjen në media të shqetësimeve të policisë. Por, ai vendim është përmbysur në një proces ligjor që përfundoi të premten, kur Gjykata Supreme federale e Zvicrës refuzoi apelimin e Abramovich. “Tamedia” e publikoi historinë mëngjesin e së martës.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...