Sport

Abraham “tradhëton” Anglinë për Nigerinë!

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 16 September 2019

Sulmuesi i Chelsea-t dhe njëkohësisht golashënuesi më i mirë për momentin në Premier League, Tammy Abraham surprizon trajnerin e kombëtares së “tre luanëve”, Gareth Southgate. 21-vjecari i ka hapur derën përfaqësueses së vendit të tij të origjinës, Nigerisë, duke deklaruar se mund të pranojë ftesën e “shqiponjave afrikane” për të luajtur në nivel ndërkombëtar. 21-vjeçari, i lindur në Londër, por me baba nga Nigeria, duket se është mërzitur nga pritja për të luajtur me kombëtaren angleze edhe pse ka qenë pjesë e saj në një ndeshje në vitin 2017-të, por pa luajtur asnjë minutë. Abraham po kalon një formë të mirë te Chelsea duke shënuar 7 gola ne 5 takime, 3 prej të cilëve në ndeshjen e së shtunës ndaj Wolves, ku “blutë” fituan 5-2.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera