Sport

Abidal ende shpreson në transferimin e Rabiot

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 29 August 2018

Edhe pse Paris Saint-Germain mbetet kundër një transferimi të Adrien Rabiot në Barcelonë, drejtori sportiv i katalanasve, Eric Abidal, është i bindur se ai mund të arrijë një marrëveshje me klubin francez, shkruan GazetaFokus.

Me kontratën e tij që përfundon në fund të sezonit, lojtari ka hedhur poshtë çdo ofertë të rinovimit të bërë nga klubi.

Kur afati i transferimit i afrohet gjithçka është ende e hapur dhe Blaugrana janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për transferimin e tij.

-Advertisement-

Barcelona mund të lëvizë edhe në tregun e transferimeve të dimrit për blerjen e tij, duke e bërë atë më të lirë në tregë. PSG ngurrojnë t’i shkarkojnë lojtarët e skuadrës së tyre ndaj rivalëve, por në rast se klubi spanjoll ndjek transferimin e tij në janar, Rabiot do të jetë në gjendje për të luajtur në Ligën e Kampionëve, për shkak të ndryshimit të rregullave.

Në të kaluarën Barcelona pa sukses u përpoq për të joshur disa startues të Paris Saint-Germain, si Thiago Silva, Marco Verratti, Marquinhos ose Angel Di Maria.

Sidoqoftë, ata besojnë se shpejt ose vonë do të jenë në gjendje të bindin presidentin e PSG-së për të transferuar Rabiotin në Camp Nou. /GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera