Abelard Tahiri: PDK-ja do të kërkoj hetim për lidhjen mes Vetëvendosjes e “Syrit të Popullit”
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 27 January 2020
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shkruar në profilin e tij, se PDK-ja do të kërkoj Komision hetimor Parlamentar në seancat e radhës së Kuvendit, për të hetuar lidhjen në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës “Syri i Popullit”.
“ Për faktin se tashmë kemi një aktgjykim dënues për disa persona të akuzuar për vepra terroriste kundër rendit kushtetues, përmes organizimit në tentativë të atentateve ndaj krerëve të shtetit, si dhe për faktin se në mesin e këtij grupi ka anëtarë e familjarë të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, heshtja e saj dhe mos distancimi nga ky grup është e pa pranueshme. Prandaj PDK-ja e ndjen për obligim që ndaj kësaj heshtje të Vetëvendosjes, të kërkojë llogari. Në seancat e radhës së Kuvendit të Republikës, do të kërkojmë themelimin e një Komisioni hetimor Parlamentar për të hetuar lidhjen shkakore në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës “Syri i Popullit’”, ka shkruar Tahiri.
Sipas Tahirit, është emergjente që relacioni i Vetëvendosjes dhe veçmas Albin Kurtit e Glauk Konjufces me këtë grup që planifikonte vepra terrorizmi të sqarohet deri në fund.
“Mbi këtë bazë, është emergjente që relacioni i Vetëvendosjes dhe veçmas Albin Kurtit e Glauk Konjufces me këtë grup që planifikonte vepra terrorizmi të sqarohet deri në fund, dhe ne si PDK do të sigurohemi që një gjë e tillë të ndodhë, pikërisht aty ku ndërtohet dhe ballafaqohet politika, në Kuvendin e Republikës së Kosovë”, ka shkruar Tahiri.
Ministri Tahiri ndër tjerash ka shkruar se pa një epilog gjithëpërfshirës mbi këtë çështje, figura e Glauk Konjufces si Kryetar i aureolës së demokracisë tonë, Kuvendit të Republikës, është tërësisht e pa pranueshme.
“ Shoqëria jonë, në kuadër të rendit demokratik e liberal është edukuar në atë mënyrë që të tolerojë diversitetin e bindjeve politike dhe ballafaqimin e tyre në kuadër të debatit politik. Por nuk mund të tolerojë cenimin e këtyre parimeve nga organizata para-politike, të nxitura e të motivuara politikisht nga subjektet që abuzojnë me demokracinë për t’iu kundërvënë të njëjtës”, ka shkruar Tahiri.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...