Sport

Abedin Zeka: Ne nuk ju kemi borxh futbollistëve pavarësisht vështirësive financiare

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 21 December 2020

Klubi i Trepçës ’89 i ka paguar me kohë futbollistët edhe gjatë kohës së pandemisë botërore ‘Covid-19’, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht vështirësive të shumta financiare të shkaktuara nga koronavirusi ‘minatorët’ i’a kanë dalur që ti kryejnë obligimet ndaj lojtarëve.

Presidenti i klubit të Trepçës ’89, Abedin Zeka, në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se nuk ju kanë borxh futbollistëve.

-Advertisement-

FFK-ja dënon presidentin e Trepçës '89, Abedin Zeka

“Është e vërtetë se kemi pas vështirësi të shumta financiare, por kemi arritë të ja dalim për fat të mirë. Ne nuk ju kemi borxh futbollistëve dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do ja dalim, duke iu falënderuar familjes dhe shoqërisë“, deklaroi Abedin Zeka për Gazetën inFokus.

Trepça ’89 e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e 7-të me 21 pikë nga 18-të ndeshje të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, people playing sports, bar, qiell, stadium, jashtë dhe natyrë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera