Lajme

Abdixhiku thotë se u bënë lëshime të mëdha në procesin e dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 21 March 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe lëshimet që sipas tij janë bërë në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së ka thënë se këto lëshime po e pengojnë mundësinë e avancimit të Kosovës.

“Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera