Lajme

Abdixhiku takohet me Mandl, diskutojnë për reformën zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 03 December 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prit në takim eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e Misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë.

Temë e takimit ishte situata aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Gjatë takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e Misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Po ashtu u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.

Përfshirja e grave dhe të rinjve si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera