Lajme

Abdixhiku shkon në Kongresin Amerikan: Robert Aderholtin e ftova për vizitë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 16 November 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka vizituar edhe Kongresin Amerikan.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se aty u prit nga kongresmeni republikan, Robert Aderholt, të cilit i ka uruar rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar.

“Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane”.

-Advertisement-

“Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”, ka thënë Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera