Abdixhiku: Qeveria duhet të procesojë me asociacion sipas Kushtetueses

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 14 January 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Në një intervistë për KP, lideri i LDK-së, i kërkoi Kurtit të sqarojë pozicionin e vet para qytetarëve për ketë temë, të cilën e ka kundërshtuar në të kaluarën.
Ai përmend edhe deklarimin e fundit të Kurtit në Austri se asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes në kuadër të planit franko-gjerman për dialogun.
“Në vizitën në Austri ku bëhet një pranimi që (asociacioni) të jetë pjesë e marrëveshjes dhe mund të jetë pjesë e marrëveshjes. Dhe e dyta në deklaratën e Borrell në mbrëmjen e marrëveshjes së targave ku specifikisht thuhet se palët janë pajtuar që të zbatojnë gjitha marrëveshjet paraprake. Për LDK-në këto qëndrime nuk janë qëndrime të reja këto, pasi ne konsiderojmë se gjitha marrëveshjet paraprake duhet të implementohen brenda kushtetutshmërisë së Kosovës”.
Tutje, Abdixhiku tha se kërkesa për themelimin e asociacionit është e ShBA-së dhe “njerëzve që e donë Kosovën përnjëmend”.
“Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe në bazë të tij duhet të procesojmë tutje. Tani i takon udhëheqësve shtetëror që të bëjnë këtë procesim tutje”, është shprehur Abdixhiku.
Tutje, ai thotë se i takon qeverisë që të përcaktojë fatin e vet politik, teksa shtoi se në parlament janë partia e tretë me numër të deputetëve ku siç tha “nuk mund të ndryshojmë shumicën në vend”.
“I takon qeverisë që të bëjë zgjidhje, nëse nuk është e aftë të jep një zgjidhje dhe vendos të largohet prej detyrave të tyre kushtetuese, ne nuk mund të ndryshojmë fatin e një vendimi të tillë. Por në pushtet je për të marrë vendime dhe shtyrë agjenda ndërkombëtare dhe vendore, por që përputhen të dyja bashkërisht”, është shprehur Abdixhiku.

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...