Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 01 December 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurtit, duke u shprehur se kryeministri nuk e kupton ende që është udhëheqës i shtetit, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar Kurtit të marrë përgjegjësi për rastin e 35 vjeçares, pasi që kjo ngjarje ka ndodhur gjatë qeverisjes se tij.

“Kryeministri na flet si analist e si opozitar. Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit. Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri. Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme. Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.  Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim.  Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro.Për atë punë je aty.”, ka shkruar kreu i LDK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera