Lajme

Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin, pritet të diskutohet zgjedhja e presidentit

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 31 August 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë gjatë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë fokusuar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.

-Advertisement-

Kurti ishte deklaruar shkurt pas takimit, duke thënë se “do të ketë lajme kur të ketë rezultate”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy