Abdixhiku Kurtit: Kryeministër vepro, krizat ekonomike nuk duhet të vëzhgohen
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 09 March 2022
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar qeverisë duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të veprojë pasi vendi është duke u përballur me rritje të çmimeve të produkteve e të derivateve.
Abdixhiku tha se shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra janë rekomanduar në Kosovë për përballimin e krizës.
Ai i tha kryeminisrit Kurti se krizat ekonomike nuk duhet të vëzhgohen.
“Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë. Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku shtoi se vonesat në mosreagim të qeverisë janë çmime të pakthyeshme për vendin.
“Kryeministër vepro. Jemi në krizë të përballueshmërisë! Janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë”.
Ndryshe, Kosova është duke u përballur me rritje të çmimeve të produkteve bazë si dhe me rritje çmimesh të derivateve, të cilat kanë ndikuar në rritjen e panikut tek qytetarët.
Të tjera
-
Emrimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta
Pas propozimit të presidentit amerikan, Biden, për emërimin e një emisari për...
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës
Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur dje ceremonia për vendosjen e emrit të Re...
-
Kryeministrja e Italisë të mërkurën në Shqipëri, zbardhet agjenda
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e...
-
Nuhi Bytyçi: UÇK-ja nuk kishte hierarki strikte, ushtarët e Ramush Haradinajt nuk më lanë t’i filmoj
Gazetari Nuhi Bytyçi po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të K...
-
Haradinaj: Ecja përpara e shtetit do të realizohet nga njerëzit që bashkuan pushkët në luftën çlirimtare bashkë me Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në mbyllje të ...
-
Kryetarët e Komunave takohen nesër me Presidenten Osmani
Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociaci...
-
Deputetja e Vetëvendosjes: Çfarë do të bisedonin ish-liderët po ta takonin Orhan Pamukun?
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka folur me mburrje për takimi...
-
Ia shfaqin një intervistë të Sami Lushtakut në Bota Sot, Bytyçi: Mos më pyetni për intervista të kolegëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar marrjen në pyetje të ga...
-
Ulja me sukses e sondës “Chang’e-6” është një gjë kuptimplotë
Lajmi mbi uljen e suksesshme e sondës "Chang'e-6" në pellgun e Polit të Jugut...
-
Punon që nga mosha 15 vjeçare si parukiere në Preshevë, e reja tregon se më nuk sheh të ardhme në këtë qytet
Erona Dalipi ka filluar të punojë që nga mosha 15 vjeçare në një sallon bukur...
-
Ministria e Financave: Masa e punësimit në komunat veriore ofron mundësinë e subvencionimit të 70 për qind të pagës
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transferve f...
-
Nuhi Bytyçi: Nuk dua që gjykata t’i akuzoj luftëtἀrët e lirisë duke përdorur librin tim
Gazetari Nuhi Bytyçi ka nisur dëshminë e tij në gjykimin që po zhvillohet në ...