Lajme

Abdixhiku-Kurtit: Jeni vetë sepse keni bërë përçarje, jeni populist dhe mendjen e keni te votat

Autori: Gazeta inFokus 01:19 | 03 March 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka numëruar pikat që sipas tij kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndryshuar nga të qenit opozitar.

“Narrativa e orëve të vona shndërrohet në përrallë dhe tash pamë përrallën që Kurti ka ndryshuar. Nga ‘Jo negociata. Vetëvendosje’, nga kërkim falja para dialogut ka përfunduar në dialog pa kushte, nga ballafaqimi me të kaluarën, ka përfunduar në tejkalim të saj, nga njohja në qendër, në neutralitet. Kishte gjashtë kushte tash asnjë. Ky është përralla e mosndryshimit”, është shprehur Abdixhiku.

“Nëse ndryshimi ka formë, duket kështu [si Kurti]. Thatë se jeni vetë. Jeni vetë sepse keni bërë përçarje, sepse jeni populist dhe mendjen e keni te votat”.

-Advertisement-

Abdixhiku ka thënë se Kurti po thotë “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera