Lajme

Abdixhiku: Kosova po kalon një periudhë të rëndë, ne kemi një plan

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 19 October 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Obiliq për të takuar qytetarë të kësaj komune. Ai ka thënë se ka dëgjuar brengat, përballjet e hallet e qytetarëve.

Sipas Abdixhikut, Kosova po kalon një periudhë të rëndë ekonomike, e karakterizuar nga çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjve.

“Ciklin e takimeve me qytetarë e vazhduam sot në Obiliq. Aty, me bashkëpunëtorë, dëgjuam brengat, përballjet e hallet e qytetarëve tanë. Zëri i tyre po bëhet platformë e veprimit tonë politik. Kjo është lidhja që e kemi kërkuar gjithnjë. Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë ekonomike e shoqërore. Çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjëve janë brengat e shprehura në çdo takim. Qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën, siç po lodhen me polarizimin e skajshëm shoqëror që po u servohet në vazhdimësi. Kjo nuk është Kosova që e kanë kërkuar si ndryshim”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së ka thënë se shoqëria në Kosovë duhet të ec përpara me hapa të shpejt zhvillimor.

“Shoqëria jonë meriton hapa të shpejtë zhvillimor drejt së ardhmes që kjo gjeneratë politike duhet ta krijojë. Ky është qëllimi ynë. Ne kemi një plan; kemi dhe ekip të denjë e të përgjegjshëm për të dërguar Republikën në drejtimin e synuar gjithherë. Për të bërë këtë rrugëtim, do të flasim, do të takojmë, e do të punojmë  në çdo fshat e çdo qytet të vendit tonë. Do të jemi zë i qytetarëve tanë sot, për të qenë ndryshues të vërtetë nesër. LDK ju dëgjon”, ka shkruar në fund Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera