Abdixhiku: Ka afrime me VV-në, por ende jo për presidentin
Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 06 August 2026
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve janë duke vazhduar, duke theksuar se palët kanë shënuar përparim në disa çështje, por jo edhe në temën kryesore – pozitën e presidentit.
Ai tha se synimi i përbashkët është shmangia e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, do t’i shkaktonin dëm vendit.
“Po përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e reja. Duhet kohë, duhet përpjekje. Po përpiqemi që të gjithë ata që i përfaqësojmë t’i mbajmë rreth një zgjidhjeje të përbashkët. Nuk janë të lehta këto procese. Përderisa po përpiqemi, do të thotë se duam të shmangim zgjedhjet e reja. Shkuarja në zgjedhje është dëmi më i madh që i bëhet Republikës”, deklaroi Abdixhiku.
Kreu i LDK-së njoftoi se takimet ndërmjet palëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke vlerësuar se ka afrime në disa tema, megjithëse ende mbeten dallime në çështjen e presidentit.
“Do të jem në takime të vazhdueshme. Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet, nuk ka arsye të mos konstituohet. Meqë po takohemi, është shenjë e mirë”, u shpreh ai.
Abdixhiku ritheksoi se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar sa i përket balancës institucionale, ndërsa theksoi se dialogu do të vazhdojë me synimin për arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

T� tjera
-
Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka nj...
-
Lladrovci: Libri “Revolta e Syzifit” kushtuar Masakrës së Poklekut dëshmon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, veprimta...
-
Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste ...
-
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së J...
-
Musliu e pyet nëse ende mendon se “familjarët janë për dasma”, Kurti: S’do të thotë t’i persekutojmë apo t’i largojmë nga Kosova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyeti kryeminis...
-
Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen
Në Kuvend të Kosovës është duke vazhduar seanca plenare. Përgjatë kësaj se...
-
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena M...
-
Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të ...
-
Ish-asistentja e deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Albana Bucaliu, ish-asistente e deputetes së legjislaturave të mëparshme së L...
-
Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e c...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...































