Lajme

Abdixhiku: Institucionet të angazhohen që ankthi i familjarëve të pagjeturve të marrë fund

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 27 April 2021

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 27 Prillin,  Ditën e të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes.

Abdixhiku ka thënë se edhe pas 22 vitesh familjareve të pagjeturve nuk u ka përfunduar ankthi i pritjes për më të dashurit e tyre.

“Ne sot, kujtojmë masakrën e Mejes ku u vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë, por njëkohësisht shënojmë 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve.

-Advertisement-

Masakra e Mejes, 22 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e cila e mobilizoi botën e civilizuar demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri.

Sot, e 22 vjet shumë familjarëve nuk u përfundoj ankthi i pritjes për ndonjë lajm për më të dashurit e tyre e që ende nuk dinë se ku prehen.

Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që ankthi i tyre të marrë fund, që sadopak t’iu zbutet dhimbja. Çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë.”/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera