Abdixhiku i thotë “JO” ftesës së Presidentës: Pozicionohuni qartë për qasjen e Kurtit ndaj aleatëve
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 22 June 2023
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur negativisht ftesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për takim , pasi një gjë të tillë e kishte kërkuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Abdixhiku ka thënë se LDK ka përcjellë me shqetësim zhvillimet politike në vend dhe specifikisht atë që e ka quajtur qasje të papërgjegjshme të kryeministrit Albin Kurti në raport me SHAB, BE dhe NATO.
Në letrën që kreu i LDK-së ia ka kthyer presidentes, thuhet se qasja konfliktuoze e kryeministrit Kurti dhe veprime e pa koordinuara kanë rrezikuar sovranitetin e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me shumë shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend; në veçanti qasjen e papërgjegjshme të Kryeministrit të Kosovës në raport me aleatët tanë, SHBA, BE e NATO. Qasja e tij konfliktuoze, veprimet e pakoordinuara dhe papërgjegjësia diplomatike e strategjike, kanë rrezikuar sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sipas pikëpamjeve tona, interesat e vendit tonë, përfshirë dhe ato të ruajtjes e të shtrirjes së sovranitetit të plotë në gjithë territorin e Kosovës, kanë gjasë vetëm nëse në krah kemi aleatët tanë, që popullin tonë e ndihmuan në rrugën e lirisë, pavarësinë dhe të demokracisë”, thuhet në letrën e siguruar Express.
Abdixhiku ka thënë se LDK s’mund të pranojë e as të tolerojë një përplasje të Kosovës me aleatët dhe shton se kësisoj s’mund të jetë pjesë e diskutiemve për këtë çështje
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund as ta pranojë e as ta tolerojë një përplasje të tillë të Republikës së Kosovës me aleatët tanë. Për më tepër, LDK-ja nuk mund të jetë pjesë e asnjë diskutimi mbi këtë çështje. Sepse kjo çështje, për LDK-në dhe vetë popullin e Kosovës, është e mbyllur para se të nisë. Aleanca me SHBA-të, orientimi euroatlantik, shtyllat të cilat po rrezikohen sot nga popullistët propagandues të pushtetit, janë të padiskutueshme. Prandaj ne nuk mund të zgjedhim mesin. Ndërmjet shkëputjes nga orientimi kushtetues i Kosovës për integrim euroatlantik, si e barabartë mes popujve evropiane dhe e barasvlershme në aleancën ushtarake të NATO-s apo izolimit tonë kombëtar, nuk mund të kërkojmë mesin”, ka shkruar Abdixhiku në letrën për Preisdenten Osmani.
Abidxhiku ka thënë se LDK kërkon dhe pret pozicionim të qartë dhe kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Kurtit, dhe thotë se në këtë mes qëndrimi I presidentes është jetik dhe thotë se fatkeqësisht një qëndrim i tillë i presidentes s’është parë ende.
“Çfarë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon e pret në këtë kohë është pozicionimi i qartë e kritik ndaj popullizmit të Kryeministrit, që ballafaqimin me aleat po e shndërron në kauzë të sjelljes së brendshme politike, me pasoja afatgjata për sovranitetin e vendit dhe për pozicionin tonë ndërkombëtar. Në këtë ballafaqim, pozicioni i Presidentes është jetik; konform historisë sonë të lavdishme, konform zotimeve kushtetuese të pashkelshme, konform bindjeve të vet popullit të Kosovës. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi parë ende këtë pozicionim nga ana juaj; dhe në rrethanat e tanishme Kosovës i duhet jo një zë i mesit, por një zë i qartë, që dërgon vetëm në një drejtim; atë euro-atlantik, në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, në ballafaqim të suksesshëm me qëllimet agresive të Serbisë. Si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jem i gatshëm t’ju takoj, në një rast tjetër, nëse për qëllim të vetëm kemi artikulimin e qartë dhe publik të përkrahjes së pa rezervë ndaj aspiratës euroatlantike të institucioneve tona, dhe refuzimin e politikave përplasëse e izoluese të Qeverisë së Kosovës.”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...