Lajme

Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: T’i lësh 1000 pacientë për Boikenin nuk ia vlen, ai i shkreti as aq votues s’i ka

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 26 April 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, që nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit ku u diskutua për menaxhimin e pandemisë.

I pari i LDK’së ka kritikuar shefin e Qeverisë për votimin në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri.

“1000 pacientë për një Boiken nuk ia vlen ai i shkreti as aq votues s’i ka”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Abdixhiku tha se mungesa e Kurtit në seancë, tregon mosinteresimin e tij karshi çështjes së pandemisë.

“Kjo pamje tregon që e ka një kryeministër të pa interesuar, po bëhen 1 muaj e katër ditë prej votimit të qeverisë dhe jemi në pandeminë ditët s’kanë rëndësi sepse çdo dy orë një qytetarë vdes për shkak të pandemisë. Unë nuk pres që të bëni mrekulli menjëherë po pres që kryeministri të jetë këtu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera