Abdixhiku: E paalternativë ulja me guxim në tavolinën dialoguese për të kërkuar marrëveshje përfundimtare
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 31 December 2022
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova sot është në momente më të favorshme historike se sa Serbia.
Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, ai ka deklaruar se për Serbinë çdo destabilitet është mundësi për shtyrje të përballjes me Kosovën në një momentum të vështirë.
Duke e komentuar edhe situatën në veri të vendit ditëve të fundit, Abdixhiku ka theksuar se Kosova duhet të jetë në koordinim me perëndimin.
“Grupet kriminale të financuara e nxitura nga Beogradi po shtrijnë kontroll në territor tonin, përderisa institucionet e Kosovës nuk kanë sovranitet të plotë administrativ, ligjor, komunal e të sigurisë në atë pjesë. Kjo gjendje është si rrjedhojë e moskoordinimit të ngushtë me aleatë. Prandaj kthimi në koordinim është sot i paalternativë; siç është e paalternativë ulja me guxim në tavolinën dialoguese për të kërkuar një marrëveshje përfundimtare, jo të mesme e jo fillestare me Serbinë; por përmbyllje të çfarëdo pune me ta – si dy shtete të pavarura e sovrane”, ka thënë Abdixhiku për Klankosova.tv.
I pari i LDK-së e ka kritikuar Qeverinë Kurti për punën që ka bërë prej momentit që është në pushtet. Sipas tij, kjo Qeveri përfaqëson rastin më të rëndë të ndryshimeve të qëndrimeve.
“Ajo nuk ka mbajtur asnjë parim, rrjedhimisht qeveris pa parime. E qeverisja pa parime, përveç se është pa rezultat e kaotike, është edhe pa përgjegjësi ndaj zgjedhësve të vet”.
“Në përgjithësi, kjo qeveri ka shkaktuar përplasje e polarizim me secilin aktor në Kosovë. Ka shkaktuar përplasje me sektorin privat, duke i quajtur në bllok pjesë të një mafie, me mësimdhënësit, duke i quajtur analfabetë, me mediat, duke i portretizuar si shërbëtorë të kapjes e me vetë spektrin politik në vend. Për fatin tonë të keq, kjo qeveri këtë stil përplasës e ka reflektuar dhe me jashtë; me aleatët tanë tradicionalë. Është e padurueshme se si me kaq shumë lehtësi iu dhurojmë kundërshtarëve tanë aleatët që na kanë qëndruar në momentet më të rënda historike”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka theksuar se për të detyra si kryetar i këtij subjekti politik është nder jetësor, ai ka thënë se ndjehet mirë, pasi sipas tij, LDK-ja ka ecur para.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që bëmë hapat e duhur reformistë për t’i dhënë kthimin e madh frymës rugoviste e vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale. Ishte një test dhe burrat e gratë e LDK-së e kaluan me notë të shkëlqyeshme”, ka thënë Abdixhiku.
Ndër tjerash, ka pohuar se LDK-së i janë bashkuar shumë profesionistë.
“Ekipet tona po pasurohen – me njerëz të jashtëzakonshëm brenda e me të rinj e të reja që na bashkohen nga jashtë. Ky është një tregues i punës së mirë që po e bëjmë. Dhe do të vazhdojmë këtë rrugëtim. LDK-ja e ka të qartë rrugën përpara. I ka të qarta reformat substanciale që do t’i bëjë. Në këtë rrugëtim do të jem i pakompromis sepse këtë e kërkon anëtarësia jonë e qytetarët e vendit. Kam marrë këtë detyrë, për të bërë mu këtë dhe do ta bëj pa asnjë hezitim”,ka thënë Abdixhiku.
Të tjera
-
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Shkodrës
Një termet ka ndodhur në pasditen e së premtes në Shkodër të Shqipërisë. S...
-
Ferat Shala: Komisioni për Miniera dhe Minerale duke u shfrytëzuar për politikë ditore po i saboton bizneset
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar punë...
-
Dështoi organizimin e akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën, Donika Gërvalla nuk jep asnjë sqarim
Ditëve të fundit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka qenë goxha...
-
QKUK: Deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte për IVF
Procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF është funksion...
-
Bojkoti në Kroaci, shikoni se si duken disa prej hipermarketeve më të mëdha – Të boshatisura nga klientët
Tashmë në Kroaci ka nisur bojkoti ndaj dyqaneve për shkak të rritjes së çmime...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët amerikanë, të caktu...
-
Haziri thotë se Kurti la bomba të kurdisura në dialog: Kemi kapacitet me ia largu Kosovës sanksionet
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës-së dhe kandidat i k...
-
Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të ri të PZAP-së
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar me shumicë votash Violeta Husaj-Rugova...
-
Haradinaj nga Uashingtoni shkon në Mitrovicë, sot mban tubimin e radhës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryemini...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi takojnë familjen Sadiku në Obiliq: Mbështetja e qytetarëve është forca jonë për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Gashi, së bashk...
-
Daut Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, po paguajmë për GEN-in serb
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se faturat e rrymës ...
-
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 kadetë
Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj ...