Abdixhiku: Dhuna në Kuvend është shëmti – e refuzojmë këtë qasje si mjet

Autori: Gazeta inFokus
20:26 | 13 July 2023
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pati rrahje mes dy taborëve – pushtetit dhe opozitës.
Ai ka thënë se partia e tij e refuzon këtë qasje si mjet për zgjidhjen e problemeve, siç refuzon edhe “gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit”.
“Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri. LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit”.
“Dhe jemi krenarë për këtë”, u shpreh Abdixhiku.
Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin e tij për të ardhmen e Kosovës. “Duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë. Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik”, deklaroi kreu i LDK-së.

Të tjera
-
Gazetari Dakaj thirrje që të kërkohet llogari nga deputetët: Derisa ata po tallen, ne po paguajmë rritjen enorme të çmimeve
Gazetari Shkelzen Dakaj në hyrje të Podcastit ka bërë thirrje për qytetarët q...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar, publikon foton e tij
Policia Rajonale në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshu...
-
Anëtari i CDU-së: Ministri i ri i Jashtëm gjerman mbështetës i madh i SPAK-ut
Anëtari i CDU-së gjermane, Kolë Gjoka, foli në një lidhje të drejtpërdrejtë n...
-
10-vjeçari Aurel Krasniqi zhduket pa gjurmë në Fushë Kosovë, familja alarmon Policinë
Një rast shqetësues është regjistruar në Fushë-Kosovë, ku një fëmijë 10-vjeça...
-
67 aksidente gjatë 24-orëve në vend
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 169 tiketa trafik...
-
Kurti nga Istogu: “Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ...
-
Arrestohet një person në Lipjan, prezantohet rrejshëm si zyrtar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për prezantim të rrejshëm...
-
Zhduket një burrë në Shtime
Një burrë është raportuar i zhdukur në Shtimë. Sipas policisë, viktima ësh...
-
Dhụnohet një grua në Viti
Një grua është dhunuar të martën në Viti. Policia nuk ka dhënë më shumë de...
-
KQZ-ja me mbledhje sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje duke filluar nga ...
-
Burri i dro*guar kër*cënon gruan me sëpatë në Gjakovë
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Gja...
-
“Keni dështuar gjashtë herë”, “Kosova në krizë”, gazetarja e vë në siklet Albulena Haxhiun: Pse nuk tërhiqeni?
Moszgjidhja e Albulena Haxhiut për herë të gjashtë si kryetare e Kuvendit ka ...