Lajme

Zeqiri kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk duhej të ndodhte askund

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 30 Prill 2025

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar  lidhur me mos shtrenjtimin e rrymës ne veri. Ai tha se për komunat veriore kjo rritje nuk qëndron sepse furnizimi bëhet përmes një marrëveshjeje mes KEDS-it dhe Elektroserver.

“Nuk vlen për komunat veriore, përfshirë edhe Zubin-Potokun, sepse furnizimi atje bëhet përmes marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit,” tha Zeqiri.

Ai vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të padrejtë.

-Advertisement-

“Kjo rritje e rrymës është shumë e pakuptimtë. Elektroseveri ka konfirmuar se nuk do të ketë shtrenjtim në veri – por realisht, nuk është dashur të shtrenjtohet askund,” deklaroi ai për FrontOnline.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy