Abbott: Institucionet e Kosovës dëshmojnë vullnet për transparencë dhe llogaridhënie
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 22 February 2023
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, vlerëson se institucionet e Kosovës përmes këtij projekti dëshmuan vullnet për transparencë dhe llogaridhënie.
Abott, në konferencën vjetore me temën “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”, u shpreh se ky projekt i cili është i financuar nga qeveria britanike ka dëshmuar se institucionet e Kosovës kanë vullnet që të jenë transparente dhe llogaridhënies.
Duke shtuar se shoqëria në Kosovë është shumë aktive dhe e paanshme, Abott theksoi se përmes këtij projekti është mundësuar të identifikohen dhe parandalohen shkeljet e ligjit.
“Projekti i financuar nga qeveria britanike mbështetje për shoqërinë civile për të rritur të mbikëqyrë llogaridhënien e institucioneve… ka për qëllim që përmes bashkëpunimit me institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike t’i identifikojë dhe t’i parandalojë shkeljet e mundshme të ligjit… Rezultatet e para po shihen kemi reagime të institucioneve të cilat bazuar në rekomandimet e partnerëve zbatues kanë vepruar dhe kanë evituar shkeljen dhe korrupsionin, të freskët e keni rastin me Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale e cila ka reaguar me rastin e rekrutimin të drejtorit dhe ka zbatuar rekomandimet e ekspertëve të projektit”.
“Zbatimi i këtyre rekomandimeve dëshmon vullnetin e institucioneve të Kosovës të jenë transparente dhe llogaridhënëse, tregojnë që paratë publike nuk u takojnë atyre por qytetarëve të saj, dëshmon që krimi dhe korrupsioni brenda institucioneve duhet dhe mund të ndalet, mirëqenia e qytetarëve parandalimi i krimit të organizuar dhe eksportimi i krimit duhet të jetë synimi i çdo qeverie e kjo arrihet vetëm me bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe qytetarë”, u shpreh ai.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra u shpreh se gjendja në administratën publike nuk është e mirë.
Ai tha se duke punuar në aspektin legjislativ po synojnë ta bëjnë më profesionale administratën.
“Gjendja në administratën tonë nuk është e mirë, përveç faktit që u përmend më herët tek mbipunësimi në ndërmarrjet publike e që në fakt është edhe administratën shtetërore sipas një studimit të vitit 2020 punësimi publik në shtetet e ISD-së është diku 21% në Kosovës është 31%, pra kemi një 10% më shumë sesa në vendet e zhvilluara e në fakt shërbimet që i marrim nuk janë të kualitetit të njëjtë sikurse ato në shtetet e zhvilluara”.
“Përmes rishikimit të Ligjit për zyrtarët publikë por në përgjithësi përmes rishikimit të ligjeve të ndryshme dhe hartimit nga fillimi si rasti me Ligjin e pagave ne synojmë që ta bëjmë një ndryshim rrënjësor në mënyrë që ta kemi një administratë profesionale, më profesionale dhe që është në gjendje t’i përgjigjet problematikave me të cilat jo vetëm shoqëria por edhe bizneset përballen me këtë në mënyrë ditore… Ligji për zyrtarët publikë sjellë një ndryshim rrënjësor e që është hapja e pozitivave edhe për kandidatët nga jashtë. Është përmendur shumë se kemi një numër të pozitave që janë duke dështuar rekrutimet që po dështojnë nganjëherë për shkak të mungesës së kandidatëve, është shumë e vërtetë kjo”, u shpreh Dobra.
Në këtë konferencë vjetore është publikuar edhe raporti me të gjeturat për pesë kompentente kryesore të projektit e që përfshinin : procesin e rekrutimit në sektorin publik, praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave, shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve, dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
Sipas raportit rekomandohet që për proceset e rekrutimit të rriten kapacitetet njerëzore për menaxhim të këtyre proceseve si dhe të ofrohen trajnime për stafin rekrutues.
Tek komponenta e prokurimit publik sipas raportit secili aktivitetet i prokurimit i analizuar ka shpërfaqur problematikat me persistente që janë në fushën e prokurimit publik si gabimet teknike, problemet me specifikacionet teknike si dhe mangësitë e kornizës ligjore të prokurimit publik.
Raporti tregon se monitorimi i performancës në ndërmarrje publike tregon se ndërmarrjet publike kanë qenë institucionet më të mbyllura për publikun. Sa i përket efikasitetit, të dhënat e disponueshme tregojnë se një pjesë e madhe e ndërmarrjeve publike operojnë me humbje, e disa vazhdojnë të varen nga mbështetja financiare nga qeveria dhe donatorët.
Konferenca vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë” është program i realizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)./KP
Të tjera
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një ban...
-
“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë
Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike...
-
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të in...
-
Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit...
-
“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria ...
-
Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë ...
-
Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, d...
-
RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë
Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, ka...