Abazi: Sali Zyba ka humb në Suharekë, nuk mundet me fitu Zveçanin

Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 02 June 2023
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, është përfshirë në diskutimin në Kuvend për zhvillimet e fundit të komunat veriore dhe raportet diplomatike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abazi fillimisht ka thënë se Kosova ka humbur kur e ka pranuar Marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë, në shkurt të këtij viti dhe planin e saj të zbatimit, të pranuar më 18 mars në Ohër.
“Betejën në Bruksel e kemi humbur me pranimin e Marrëveshjes, të cilën e kemi elaboruar në detaje”, ka thënë ai.
“Në pikën 10 është pranuar Asociacioni, që praktikisht, për ta përcaktu një autonomi për serbët në Veri. Kjo është beteja e humbur në Bruksel, i konfirmuar në Ohër. Ky është realiteti i bashkëdyzuar me dështimet e të kaluarës dhe me dështimet e dialogut për dy vite e gjysmë në Bruksel”, shton Abazi.
Sipas Abazit, Kushtetuta është shkelur në Bruksel, me pranimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me zhvillimet e fundit, deputeti thotë se përveç “papunësisë dhe padrejtësisë”, Qeveria u ka shtuar edhe “pasigurinë” qytetarëve.
Tutje Abazi ka folur për “vendime arbitrare”, “shërimin e komplekseve” dhe “jokompetencën” për veriun e Kosovës.
“Duke u fokusuar në një vendim të vetëm, në vendime arbitrare dhe ndonjëherë edhe shërimin e komplekseve personale, janë përjashtuar institucionet, janë përjashtuar vendimet e atyre që janë kompetent për situatën në të cilën ndodhemi”, ka thënë Abazi.
Këtu, ai e ka përfshirë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zybën, i cili mes tensioneve, ka hyrë një ditë në komunën e Zveçanit dhe ka qëndruar aty për një kohë që akoma s’dihet.
“Me krejt respektin, por Sali Zyba ka humb në Suharekë, nuk mundet me e fitu Zveçanin z. Zyba. Andaj, duhet të fokusohemi te plani. Sepse, plani nuk është me e kapë kryetarin e komunës së veriut, me e çu në zyrë”, ka thënë deputeti Abazi.
Zyba ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kreytar të Suharekës në zgjedhjet komunale atje, në vitin 2021.

Të tjera
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...
-
Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
Ish-politikani serb dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar ...
-
Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak më parë në zonën e plazhit n...
-
Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut
Tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Pulse” ende po marrin trajtim ...
-
Kujdes: Ja si do të jenë temeraturat javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj “Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervisha...