Lajme

Abazi për takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Berlin: “Ky moment është shumë i rëndësishëm”

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 04 May 2022

Deputeti i VV-së Haki Abazi, ka komentuar takimin e sotëm në Berlin mes Kryeministrit Kurti me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Abazi thotë se kjo është dëshmia më e mirë që në Gjermani thirremi si dy shtete të barabarta, duke e ‘vënë në dyshim’ që Gjermania në të kaluarën (në atë kohë Kancelare ishte, Angela Merkel) e ka konsideruar Kosovën si të barabartë me Serbinë.

“Sigurisht se do jemi në çdo vend ku do thirret Kosova për ta përfaqësuar interesin e vet. Kjo është dëshmia më e mirë që në Gjermani thirremi si dy shtete të barabarta”.

-Advertisement-

“Ky moment është shumë i rëndësishëm, sepse nuk jemi thirrur fare në të kaluarën në këtë form ku nuk është diskutuar për çështje të brendshme të Kosovës. Po flasim për një moment tjetër të dialogut”, tha Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera