Lajme

Abazi mban konferencë, paralajmëron publikimin e disa video- incizimeve dhe skandaleve

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 16 February 2023

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.

Abazi ka paralajmëruar se sot, në orën 10:00, do të mbajë një konferencë për media ku do të flas lidhur me kërkesën e Kurtit për shkarkimin e tij, por edhe për gjëra të tjera.

“Në ora 10:00, në hollin e Kuvendit, ju ftoj për konferencë për media lidhur me urdhrin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë”, ka shkruar Abazi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se “po ashtu flasim për audio/video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.

Ndryshe, në seancën e Kuvendit të Kosovës, sot si pikë e veçantë e rendit të ditës është edhe propozimi i Grupit Parlamentar të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera