Lajme

Aro Muric: Tifozët thanë gjera raciste, ne reaguam si sportist

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 14 November 2019

Kombëtarja e Kosovës është eliminuar nga kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Njeri ndër lojtarë më të mirë të dardanëve ishte padyshim portieri Aro Muric, i cili bëri disa pritje fenomenale.

Pas ndeshjes gardiani i portës kosovare tha se çekët fituan me vetëbesim dhe bënë preson të madh.

-Advertisement-

‘Sonte çekët ishin shume të mirë, kanë bërë presion shumë nuk kemi mundur me i be ballë e patën vetbesimin luajtën në shtëpi e tyre”.

Gjithashtu Muric tha se nuk e pa golin e parë, ndërsa pati disa fjalë edhe për tifozët çekë.

“Nuk e pash topin lojtarët u munduan ta bllokonin topin, por nuk arritën. Janë thënë gjera raciste në gjuhen e tyre ne u munduam të reagonim si sportist. Nuk i kam dëgjuar shumë se çfarë thanë”, përfundoj Muric./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera