Lajme

AAK: Qeveria Kurti do të mbahet mend për mos-shpenzim të parave

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 28 March 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se gjatë dy viteve qeverisje Kurti nuk është shënuar asnjë progres në interes të qytetarëve

Deputeti Pal Lekaj kritikoi Qeverinë edhe për mbajtjen në sirtar të Ligjit për Pagën Minimale.

“Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRrE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 përqind, vendim i cili vështirëson edhe më tej mirëqenien në vend”, tha Lekaj.

-Advertisement-

Duke thënë se Qeveria ka dështuar sa i përket politikave fiskale me mungesë të veprimeve, Lekaj tha se partia e tij pati propozuar heqjen e TVSH-së për produktet bazike për një periudhë gjashtëmujore, por e cila nuk ka gjetur përkrahje nga Qeveria.

Lekaj tha se ka ndërprerje të shumë investimeve kapitale, duke vënë theksin tek mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

“Shohim se kemi stagnim edhe në investime kapitale, kemi bllokim të projekteve investive publike e kur mirret parasysh se projektet e nisura më herët të cilat janë bllokuar, me rritjen e inflacionit do të jetë tepër e vështirë përfundimi i tyre. Kjo qeveri në vend që t’ia lehtësojë jetën qytetarëve, ajo po ja bënë më të vështirë çdo ditë e më shumë”.

“Kemi regres në politikë të Jashtme, asnjë njohje gjatë këtij mandati. Në përgjithësi mund të them që kjo qeveri do të mbahet mend për mos shpenzimin e parasë publike. Deri më tani vetëm rreth 20 përqind të buxhetit janë shfrytëzuar për investime publike e që rrjedhimisht ndikon në ekonomi sepse ulja e qarkullimit të parasë publike po ndikon në shtimin e krizës në sektorin ekonomik dhe po rrezikon shumë kompani në funksionimin e tyre dhe ruajtjen e numrit të vendeve të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera