Lajme

AAK paralajmëron protesta nëse nuk përfshihen veteranët tek rritja e pagës minimale

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 13 May 2022

Deputetët e Kuvendin të Kosovës në seancën e sotme po diskutojnë për projektligjin që i hapë rrugë rritje së pagës minimale.

Por, ky projektligj nuk po përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në rast se Qeveria e Kosovës, nuk i përfill kërkesat e tyre do të këtë protesta nga veteranët.

-Advertisement-

“Unë nuk e di qysh e merr gjumi dikush që u paraqit veteran e nuk është veteran. Duhet të ulemi të diskutojmë e mos të bëjmë një gabim shumë të madh. Në qoftë se ne vijmë dhe e miratojmë pagën minimale 250 euro pa një zotim i’u garantojë se keni me pas protesta. AAK në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se keni me lëshu pe. Protestat kanë me erdh në atë pikë se keni me u detyrua me lëshu pe. Ju garantojë që protestat i keni përpara. Unë nuk muj u’a thirri, por ata vetë do të protestojnë”, ka thënë deputeti Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera