Lajme

AAK mban Kuvendin Zgjedhor në Gjermani, Ukë Blakaj zgjidhet kryetar

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 16 July 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor në të cilin Ukë Blakaj është zgjedhue kryetar i AAK-së në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur, lideri i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se Blakaj është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ndërmarrës i suksesshëm që ka hapur me dhjetëra vende pune në Kosovë. Po ashtu ai ka thënë se Blakaj është rritur e brumosur me traditën patriotike nga babai i tij dëshmor, mësuesi Mustafë Blakaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Haradinajt:

Bashkatdhetarët gjithëherë ngjallin ndjenjat më të bukura. Ashtu edhe sot, në Kuvendin e Aleancës për Gjermani, ku ishim bashkë me deputetin Bekë Berisha, kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj e shumë kolegë të tjerë.

Në frymën që Mërgata të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur z. Ukë Blakaj kryetar të AAK-së në Gjermani. Uka është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ndërmarrës i suksesshëm që ka hapur me dhjetëra vende pune në Kosovë, i rritur e brumosur me traditën patriotike nga babai i tij dëshmor, mësuesi Mustafë Blakaj.
Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të rënda dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Bashkatdhetarët në Kosovë kanë një shtet të lirë dhe sovran, kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë.

Ukës dhe të gjitha strukturave që sot morën drejtimin e Aleancës në shtetin i cili është strehë për qindra mijëra shqiptarë, ju urova sukses dhe ofrova mbështetjen time të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera