Lajme

AAK i bën thirrje publike ShBA-ve që të inicojnë hetim të pavarur rreth disa vendimeve të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 August 2023

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Koosvës, Time Kadrijaj ka thënë se ka kohë që AAK ka ngritur dyshime rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore.

Në një postim në Facebook, ajo i ka bërë thirrje publike ShBA-ve që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus”, ka shkruar Kadrijaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera