AAK e Pejës: Qeverisja e Gazmend Muhaxherit e zhytur në skandale, gjysma e menaxhmentit të Komunës nën aktakzua
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 20 March 2023
Dega e AAK-së në komunën e Pejës, ka mbajtur në mesditë konferencë për shtyp ku para mediave ka folur Kryetari i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha, i shoqëruar nga nënkryetari i parë i degës, Fatmir Gashi.
Temë e konferencës kanë qenë zhvillimet e fundit në qeverisjen komunale të Pejës.
Kreu i degës së kësaj partie Ali Berisha ka adresuar një varg kritikash për qeverisjen komunale të Pejës, duke e quajtur qeverisje autoritare të udhëheqjes.
AAK- Dega në Pejë, me shqetësim po e përcjellë situatën e krijuar në Komunën e Pejës , ku institucionet komunale dhe kompanitë publike që menagjohen apo udhëheqen nga komuna e Pejës po përballen me afera të rënda korruptive, me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqmenaxhim të parasë publike. Ajo që me kohë e kemi paralajmëruar, qoftë në deklarime publike të autoriteteve të Aleancës, qoftë përmes asambleistëve në Asamblenë Komunale të Pejës, për menaxhimin joadekuat të Komunës sonë po del të jetë objektiv dhe shumë real.’
Berisha tutje ka ndaluar edhe tek rasti i Ndërmarrjes ‘Ambienti’ duke bërë krahasimin e saj me kohën e qeverisjes së tij.
Komuna e Pejës që shumë vite është perfshirë nga shumë skandale ku ka pasur drejtor të dënuar, zyrtar ligjor dhe shef të kabinetit të kryetarit të dënuar dhe tash së fundmi kemi 4 drejtor dhe shumë zyrtar komunal me aktakuza të ngritura. Kjo po del që gjysma e menagjmentit të Komunës së Pejës është nën aktakuza të ngritura. Gjithashtu, ditët e fundit në kompaninë publike të pastrimit “Ambienti”, kemi shumë zyrtarë të arrestuar që po mbahen në paraburgim. Me të drejtë pyesim, çfarë po ndodhë me këtë kompani, e cila për disa vite ishte shembull për punë dhe dy vjet rresht qyteti i Pejës ishte shpallur qyteti më i pastër në Kosovë. Ne si subjekt politik bazuar në formën autoritare të udhëheqjes së Komunës nga ana e Kryetarit të Komunës e kemi bindjen e plotë që fajtor kryesor për të gjitha këto afera korruptive është vet kreu i Komunës së Pejës.’
Ali Berisha ka thënë se e kupton që disa nga të ndaluarit mund të jenë të pafajshëm mirëpo aktet që kanë ndodhur në këtë ndërmarrje, janë të rënda.
‘Kryetari i Komunës nuk e ka problem t’i sakrifikojë bashkëpunëtorët vetëm e vetëm që të realizojë qellimet e veta të mashtrimit dhe keqpërdorimit. Kryetari i Komunës me qëllim të largimit të vëmendjes së opinionit nga situata në komunën që udhëheq, merret me politika të nivelit nacional duke tentuar të akuzoj lider institucinal e politik për veprimet e tyre. Kryetari i komunës nuk mundet më të dezinformojë opinionin dhe mendimin qytetar nga problemet e shumta që i ka në Komunën që e menagjon dhe është përgjegjës për të gjitha punët në këtë komunë. Ne e dijmë, që nga këta te arrestuar dhe të akuzuar ka edhe të tillë që punojnë ndershëm mirëpo që kanë rënë pre e urdhërave joligjore, jo në përputhje me ligjin , që iu kanë ardhur nga lart. Dhe për fund, ftojmë te gjitha organet hetuese edhe Gjyqësinë edhe Prokurorinë që përveq ekzekutorëve të aferave korruptive të menagjimit jo të drejtë të parasë publike dhe të keqmenagjimit, të trajtojë edhe urdhërdhënësit e këtyre veprimeve, e që si subjekt politik mendojmë që shkaktar kryesor i të gjitha këtyre veprimeve është kryetari i Komunës së Pejës.’-ka thënë Ali Berisha.
Fatmir Gashi nënkryetar i parë i degës së këtij subjekti, ka shtuar se Komuna e Pejës ka shuar dritën e zhvillimit ekonomik. gashi ka folur edhe për dështimet në kulturë e sport.
“Kjo komunë ka shuar dritën e zhvillimit ekonomik. Kjo komunë e ka lëshuar Pejën si qytet i kulturës, në fund të të listës e mos të flasim për sportin, rast i fundit shuraja e klubit ‘Besa’, tha Gashi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...