Lajme

AAK deklarohet për propozimin e Pacollit për ‘marrëveshje historike’

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 14 July 2017

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot gjatë ditës në Facebook ka propozuar krijimin e një Qeverie për një kohë një vjeçare, në mënyrë që të përfundohen punët më me rëndësi për Kosovën, e që më pas të caktohet data e zgjedhjeve parlamentare.

Ndaj këtij propozimi të Pacollit për siç e cilësoi ai “marrëveshjen historike”, nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për lajmi, se në këtë parti as që është diskutuar për propozimin e Pacollit.

-Advertisement-

“Si Aleancë ne nuk kemi qëndrim, dhe as që e kemi diskutuar këtë”, ka thënë Lekaj.
Madje sipas tij, këto oferta që nuk shkojnë në favor të ndryshimeve pozitive janë lojëra, që nuk duhet të pranohen.

“Dihet që Haradinaj është i mandatar për të formuar Qeverinë dhe për të qenë kryeministër, dhe të gjitha ofertat e tjera që nuk shkojnë në favor të një ndryshimi pozitiv dhe që Qeveria të jetë për 4 vite mendoj se janë lojëra që nuk duhet të pranohen”, ka thënë Pal Lekaj.

Ndërkohë, është përfolur që seanca konstitutive e Kuvendit do të mbahet të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera