Fokus

A po vazhdojnë hetimet nga prokuroria për thirrjet e rrejshme për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë?

Autori: Samire Jaha 10:14 | 31 March 2022

Më shumë se tre herë brenda disa muajve policia e Kosovës mori njoftime përmes telefonatave për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

E këto alarme çdo herë dolën të jenë të rrejshme derisa prokuroria tashmë ka nisur hetimet për rastin.

Gazeta Infokus ka pyetur se deri ku kanë arritur këto hetime dhe a ka ndonjë përparim në zbulimin e telefonuesit i cili alarmojë policinë e qytetarët.

-Advertisement-

Mirëpo nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk mund të jepen detaje të tilla për shkak se janë konfidenciale dhe ndikojnë në vijueshmërinë e hetimeve.

Këtë gjë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, andaj për shkak të integritetit të hetimeve nuk mund të japim informata të tjera”, ka thënë Ulaj.

Raste të tilla gjatë muajve të kaluar ishin lajmëruar gjithsej tri, por pas hetimeve nga ana e Policisë së Kosovës, këto raste gjithmonë dilnin të rrejshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera