Lajme

A po përfundon pandemia? Në tre spitale të Kosovës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 07 March 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Spitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, kanë thënë se në trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 si dhe 16 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 3 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 19 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

-Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera