A po ndodh vërtet largimi i Kloppit nga Liverpooli apo “alarm i rrejshëm”?
Autori: Gazeta inFokus
07:38 | 29 January 2024
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ishte afër largimit në mes të sezonit të kaluar, siç zbulohet nga The Times.
Trajneri gjerman, duke ndier peshën e lodhjes dhe duke parë vështirësitë e klubit anglez, mendoi të largohej kur skuadra kishte fituar vetëm 9 nga 20 ndeshjet dhe ishte eliminuar nga FA Cup në raundin e 4-të.
Megjithatë, ishte gruaja e tij, Ulla, ajo që luajti një rol kyç në ndryshimin e vendimit të tij dhe për ta bindur për të qëndruar.
Klopp jo vetëm që vendosi të vazhdojë, por gjithashtu ndërmori një rindërtim të rëndësishëm të skuadrës gjatë verës, duke u fokusuar veçanërisht në forcimin e mesfushës.
Ulla ka qenë vazhdimisht një figurë me ndikim në jetën e Klopp. Fillimisht, ishte për shkak të saj që ai zgjodhi të vazhdojë kontratën e tij me Liverpoolin.
Klopp fillimisht kishte njoftuar qëllimin e tij për t’u larguar nga Reds kur kontrata e tij skadoi në vitin 2024, por më vonë ai nënshkroi një zgjatje deri në vitin 2026.
Duke reflektuar mbi këtë vendim, Klopp pranoi këshillën e bashkëshortes Ulla në bindjen e tij për të zgjatur marrëveshjen e tij.
Ai deklaroi: ‘Pse? Tani është pyetja. Sepse Ulla dëshiron të qëndrojë dhe si një burrë i mirë çfarë kërkon kur gruaja, ajo dëshiron të qëndrojë? Po të qëndrojë”.
“Kontrata më e rëndësishme në jetën time që kam nënshkruar është ajo me Ullan”.
Si pjesë e rindërtimit, Liverpool la të lirë lojtarë si Fabinho, James Milner, Jordan Henderson, Naby Keita dhe Oxlade-Chamberlain, duke sjellë fytyra të reja si Dominik Szoboszlai, Ryan Gravenberch, Alexis Mac Allister dhe Wataru Endo.
Që nga rindërtimi, Liverpooli është rikthyer në formën e tij më të mirë, aktualisht kryeson tabelën e ligës, duke arritur në finalen e Carabao Cup, duke kaluar në raundin e 16-të të Ligës së Evropës dhe duke u kualifikuar në raundin e 5-të të FA Cup. /

T� tjera
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
































