‘‘A po na kallëzon me cilën parti je?’’, ‘‘Jam krenar që i përkasë PDK’’ – Përplasje mes deputetit të VV e anëtarit të KPMShCK
Autori: Gazeta inFokus
17:36 | 20 Tetor 2026
Debati mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, dhe anëtarit të KPMShCK-së, Eshref Shabani, është shoqëruar me përplasje verbale dhe akuza për ndikim politik gjatë raportimit të këtij institucioni në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se raportimi i KPMShCK-së në komision është dashur të bëhet më herët, duke theksuar se nga viti 2023 nuk kanë raportuar.
“Po besoj që është cek, u cekë s’e di sa herë prej kolegëve të mi këtu që raportimi juaj këtu në këtë komision është i rregullt njëherë në vit, por edhe mund me u ftuar disa herë. E mendoj që juve është dashur, ju pëlqye, fakti që ju kemi thirrë se prej 2023-ës nuk keni raportuar. Imagjinoje ju jeni tu ekzistu një botë paralele”, tha Bajrami.
Ndaj tij ka reaguar deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, e cila tha se Qeveria nuk ka qenë në pushtet për dy vjet.
“Po s’kemi që dy vjet Qeveri, s’keni qenë më herët”, tha Bytyqi.
Bajrami iu përgjigj se partia e saj ka kërkuar vazhdimisht zgjedhje.
“Qe të përgjigjna për shembull, partia jote ka lypur zgjedhje vazhdimisht në çdo dy vjet”, tha Bajrami.
“A nuk i kishim zgjedhje?”, tha Bytyqi.
Bajrami më pas iu drejtua anëtarit të KPMShCK-së, Eshref Shabani, duke i thënë se sjellja e tij nuk ishte korrekte dhe se kishte ngjyrosje politike.
“Pjesa për juve,mundet me ndërhy sa herë don, veç me ditë çka po ndërmerr. Është e rëndësishme që ju jeni ftuar sot, e keni pasur mundësinë me raportuar. Unë minimalisht e kisha marrë raportin për 2024 ose 2025.
Po na ua dhamë mundësinë, po po ua dhamë mundësinë, po ju nuk nuk vazhduat, se kryetari shumë mirë bëri që fillimisht ju la fjalën, me pas mundësinë që ju me raportua të paktën për vitet që s’keni mundur, 2024, 2025, edhe pastaj pjesa tjetër janë teknikalitete të cilat unë mendoj që është dashur me i pas si të dhëna, po edhe nëse s’i keni, për shembull unë e kam një propozim ndaj jush që deri të premten, dhe jam përgjigjur në pyetjet që i kemi bërë, po shpresoj që i keni pyetjet, në qoftë se ju administrata mundet me ju ndihmuar përmes transkriptës që me na u përgjigjur në ato pyetje që i kemi, po besoj që i kanë, me na u përgjigj në pyetje, sepse për neve është shumë e rëndësishme, që mos me pas tani paragjykime, për shembull qysh e patë njëri prej anëtarëve të juj, edhe në fakt unë mendoj që tash, paramendoje, m’u dashtë me prit derisa erdh e drejta jem me fol, për me thënë që sjellin e botës ju ju adekuate.
Minimalisht, është dashur me kërkuar falje, sepse, nuk mundesh me shkuar në komision edhe me thënë që pe di për çka na keni thirrur, na, me lidhë me Serbinë, me, domethënë këto janë diskutime të panevojshme, të cilat mua më bëjnë me menduar që ju keni ngjyrosje politike.
Po de e di mirë që një parti politike të ka çuar. Na lëmë me ligj ama. Po ti s’je drejtë. A po na kallxon në cilën parti politike je?”, tha Bajrami.
Në përgjigjen e tij, Shabani tha se nuk është në dorë të Qeverisë dhe se është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai përmendi edhe përpjekjet për shkarkimin e tij dhe vendimet që, sipas tij, janë kthyer nga gjykata.
“Po një gjë, ti nuk je i sigurtë. Unë tash po flas, s’jam në dorë të qeverisë, po me të thënë personal. Që gjashtë vjet jam, e kam provuar shkarkimin prej Kuvendit, i cili ka dalë një punë kushtetuese që na ka shkaktuar, mund me ka zgjedhur Kuvendi i Republikës së Kosovës. Me të cilët deputetë kanë votuar, ku kam marrë 55 vota në Kuvend kur jam zgjedhur, dhe të gjitha, ëh? Dhe të gjitha vendimet mundemi me marrë me çuar në gjykatë, sot vendimet me i ka kthyer gjykata, apo kryetarë, kolegj i gjithë tashmë anëtarë e kolegjit, të cilët marrë pyetje, jam shumë krenarë që i përkas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe po ndërlidhet, po të thotë, janë shumë krenarë që puna e jonë, me që kështu bën këtë çështje, juve deputetëve të këtij vendi nuk ju pëlqen. Mjaft s’jemi në, me fol me koalicion”, tha Shabani.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































