Sport

A po bëhet Xavi trajner i Barcelonës?

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 18 May 2021

Skuadra e Barcelonës është duke kaluar në situatë aspak të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në ekip menjëherë pas përfundimit të sezonit.

Sipas raportimit të mediave spanjolle thuhet se presidenti i klubit, Joan Laporta, është duke menduar shkarkimin e trajnerit, Ronald Koeman.

-Advertisement-

Madje ish-kapiteni, Xavi Hernandez, është parë në Barcelonë, por që sipas tij ai është aty vetëm për pushime.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse spanjolli do të jetë pasues i holandezit.

Barcelona këtë sezon pritet ta mbyll në vendin e tretë, aty ku gjendet tani me 76 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera