Fokus

A mund të parandalohet kanceri i gjirit? Flet onkologia kosovare

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 05 October 2023

Ndërkombëtarisht, tetori njihet si muaj i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar pikërisht për kancerin e gjirit.

Onkologia Gazmore Bardhi – Morina në intervistën kryesore ka treguar se tek kanceri i gjirit ekzistojnë faktorë që nuk mund të parandalohen dhe faktorë të cilët mund të parandalohen.

-Advertisement-

Gjithashtu, ajo ka thënë se nëse kemi një jetë të shëndetshme, ka mundësi që edhe të parandalohet kanceri i gjirit.

“Sikurse tek çdo sëmundje dhe tek kanceri i gjirit janë disa faktorë të cilët ndikojnë. Këta faktorë i kemi ndarë, në faktorë të cilët i ndryshojmë apo I parandalojmë dhe faktorë të cilët nuk i parandalojmë dot. Tek faktorët të cilët nuk i parandalojmë dot janë mosha, menarhea, menopauza, anamneza familjare dhe faktorët gjenetik. Ndërsa faktorët të cilët mund t’i parandalojmë janë obeziteti, aktivitetet fizike, lindja para moshës 30 – vjeçare, gji dhënia, kisha me quaj pak a shumë një jetë me sa ma pak stres, mënyra e të ushqyeri, këta janë të gjithë faktorët që mund t’i parandalojmë’, ka thënë Bardhi – Morina në Doktor Plus.

Ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera