Lajme

A mund të kandidoi Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit, cilat janë mundësitë e tij? 

Autori: Hateme Smajli 19:47 | 19 January 2021

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Drejtësi në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se jo vetëm Albin Kurti, por çdo kandidat tjetër apo qytetar i Kosovës e ka të drejtën e kandidimit në zgjedhje.

Por kjo sipas tij nuk do të thotë se Komisioni Qendror Zgjedhor do të fusë ata edhe në listat përfundimtare të certifikuara.

“Ne si IKD e kemi mbajt qëndrimin që qoftë Albin Kurti apo çdo kandidat tjetër duhet të ketë të drejtën kandidojë, partitë politike kanë të drejtë të kandidojnë, ti dërgojnë propozimet e tyre sidoqoftë në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ,PZAP dhe Gjykata Supreme lehtësisht në njëfarë mënyre mund tua kufizojnë këtë të drejtë por e drejta e kandidimit nuk do të thotë automatikisht që i garantohet e drejta për të qenë pjesë e listës finale që do të certifikohet nga KQZ-ja”, ka thënë ai.

-Advertisement-

E ky vendim sipas tij përsëri në fund i përket Gjykatës Kushtetuese e cila me vendimin e fundi ka filluar nja praktikë ku kandidatët që janë të dënuar në formë të prerë në 3 vitet e fundit nuk mund të kandidojnë.

“Sidoqoftë pasi me kushtetutën e Kosovës, e drejta për ankesë është e garantuar atëherë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, në këtë rast edhe Albin Kurti mund të kandidojë dhe pastaj mund ti shfrytëzojë të drejtat e tij të ankesës, në PZAP, në Gjykatë e deri në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Miftaraj.

Kujtojmë se VV-ja menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar se Kurti mund të kandidojë pasi është i dënuar me kusht dhe jo me dënim të formës së prerë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera