A mund të infektohemi dy herë nga COVID-19? Ja çfarë thonë ekspertët
Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 06 October 2020
A mund të infektohemi më shumë se një here nga Covid-19?
Ekspertët thonë se riinfektimi nga koronavirusi duket një gjë e mundur, por pa e përcaktuar sa herë mund të ndodhë një gjë e tillë.
Studiuesit në Hong Kong publikuan prova mbi një person që u prek nga koronavirusi për herë të dytë, disa muaj pas infektimit për herë të parë të tij. Gjetjet nuk janë botuar në ndonjë revistë mjekësore, ndërsa shkencëtarët thanë se personi i seksit mashkull, 33-vjeç kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë, duke sugjeruar se sistemi i tij imunitar mund t’i ketë siguruar një lloj mbrojtje kundër sëmundjes së rrezikshme edhe pse nuk mundi ta parandalonte infektimin sërish, raporton VOA.
Ndërkohë janë raportuar edhe disa raste të tjera të mundshme infektimi për herë të dytë, përfshirë një shtetas amerikan i cili herën e dytë u sëmur më rënde sesa herën e parë.
Edhe nëse njerëzit mund të preken sërish nga koronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjasat janë që kjo të mos ndodhë rregullisht.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se në përgjithësi ata besojnë se njerëzit që e kanë kaluar një herë sëmundjen, mund të fitojnë imunitet ndaj një infeksioni të ri me koronavirus. Por ata nuk e dinë se sa mbrojtje mund të sigurojë kjo gjë dhe deri kur mund të zgjasë.
Ekspertët shtojnë se kjo gjë kërkon vëmendje pasi nëse imuniteti humbet efektivitetin, mund të përbëjë një sfidë për vaksinat.
Disa ekspertë thonë se në këtë rast do të ishin të nevojshme vaksinimet përforcuese. Gjithashtu është e paqartë nëse ata persona që janë infektuar sërish do të mund ta përhapnin virusin tek të tjerët. Kjo është një tjetër arsye pse shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, distancë fizike dhe të ruajnë higjienën.
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...