A mund ta ndalojë prodhimin e kriptovalutave shteti i Kosovës?
Autori: Elvira Haxhiu
13:00 | 06 January 2022
Këtë të martë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Por si mund të bëhet kjo kur veprimtaria e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë është krejtësisht ilegale e madje nuk dihet as se ku e si prodhohen ato.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se identifikimi i lokacioneve se ku është duke u zhvilluar kjo veprimtari dhe ndalimi i tyre do të bëhet nga organet e rendit dhe drejtësisë.
“Identifikimi i lokacioneve të prodhimit si dhe ndërprerja e këtyre aktiviteteve do të bëhet nga ana e organeve të rendit dhe të drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë.
E ndalimin e kësaj veprimtarie nga ky dikaster nuk e shohin si shumë shqetësues për disa arsye.
“Kjo veprimtari nuk shpie tek punësimi i fuqisë punëtore, si dhe prodhuesit e kriptovalutave nuk paguajnë taksa për këtë aktivitet në Republikën e Kosovës, pasi kjo veprimtari nuk është e rregulluar me ligj”, kanë thënë nga Misnitria e Ekonomisë.
Lidhur me vendimin për ndalimin e kësaj veprimtarie nga kjo ministri thonë se është marrë për shkak se prodhimi i kriptovalutave shpenzon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe një gjë e tillë e rëndon edhe më shumë situatën me krizën energjetike në vend.
Por për një gjë janë të sigurtë në ministrinë e drejtuar nga Artane Rizvanolli.
“Një ndër faktorët e rritjes së konsumit besohet të jetë prodhimi i kriptovalutave në vend, me theks të veçantë në veri të vendit, ku për shkak të mospagesës të energjisë elektrike, prodhimi i kriptovalutave konsiderohet të jetë më i larti në vend”, kanë thënë ministria.
Gjithashtu, nga Ministria e Ekonomisë thonë se prodhimi i një kriptovaluteje konsumon energji sa afro 19 shtëpi Kosovare mesatare në vit pa marrë parasysh faktorët e pajisjeve të specializuara të cilat përpunojnë të dhënat më shpejtë dhe rrjedhimisht konsumojnë më shumë energji.
“Prodhimi i një kriptovaluteje duke marrë parasysh shifra konzervative konsumon energji sa afro 19 shtëpi Kosovare mesatare në vit”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Infokus./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërko...
-
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit t...
-
Nis protes*ta kundër vra*sjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt
Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zek...
-
Përparim Rama ngacmon “militantët e Vetëvendosjes” me foto të Rrugës A: Fillimisht renderi, tani bageri, tash projektI
Kreu i Komunës së Prishtinës, përparim Rama, ka ngacmuar përkrahësit e Lëvizj...
-
Protes*tat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një...
-
ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të proce...
-
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
Për udhëtimin tuaj të radhës mes Suedisë dhe Kosovës, kërkoni biletat në Pris...
-
Studentët largojnë deputetët e opozitës dhe hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë ...
-
Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim
Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës...
-
“Burrëria nuk dëshmohet përmes kontrollit mbi gruan” – Mesazhi i sociologut Sumiçi pas shifrave alarmante të dhunës në familje
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë në më pak se ...
-
“Arlinda kërkoi mbrojtje dhe u vra” – Shifra ALARMANTE të dhunës në Kosovë, mbi 10 mijë raste të raportuara në më pak se katër vjet
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje. Mbi 8 mijë gra viktima. Qindra fëmijë...
-
Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit, policia bën thirrje: Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë
Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdo...

































