Lajme

A janë siguruar votat në Këshillin e Evropës, analistët: Vonesat në procesin e anëtarësimit nuk janë lajm i mirë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 21 January 2023

Janë bërë tetë muaj që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim Këshillin e Evropës dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme ditë më parë kanë thënë se procesi ende është në fazën e parë.

Derisa MPJ ka mohuar se ka dështuar procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, njohësit e fushës theksojnë se vonesat në këtë nuk janë lajme të mira për vendin.

Analisti Artan Muhaxhiri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se situata aktuale e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është simbolikë dëshmuese e keqkuptimeve fundamentale diplomatike nga ana e lidershipit kosovar.

-Advertisement-

“Mospranimi naiv nga Qeveria Kurti mënyrave të etabluara të marrëdhënieve ndërkombëtare ka bërë që të rrezikohet dhe degradohet rasti më ideal për t’u anëtarësuar në këtë institucion të rëndësishëm”, tha ai.

Sipas tij, pas largimit të Rusisë në shkurt-mars të vitit të kaluar, forcat antikosovare janë zvogëluar maksimalisht. “Mirëpo, as kjo gjendje jashtëzakonisht e volitshme nuk u ka mjaftuar vendimmarrësve tanë që, me veprime të bashkërenduara, ta shtrojnë udhën e pranimit”, tha analisti Muhaxhiri.

Ai tha më tej se cenimi i aleancave jetike, çakordimet e veprimeve diplomatike, kokëfortësia për të mos bërë kompromise edhe kur shndërrohen në domosdoshmëri për progres, si dhe synimi për t’i përfituar të gjitha pa dhënë asgjë – të gjitha bashkë e kanë ndihmuar këtë kontekst negativ dëshpërues.

Edhe njohësi tjetër i proceseve politike, Emir Abrashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në Këshillin e Evropës nuk është shqyrtuar ende çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Ai tha se aplikimi ndodhet në Këshillin e Ministrave, dhe siç tha ai ky është një lajm i keq për Kosovën.

Abrashi theksoi se edhe kësaj radhe Kosova nuk do të futet në agjendën e Këshillit të Evropës për anëtarësim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera