A ishte testi PISA një surprizë apo realitet?
Autori: Egzon Baruti 13:43 | 16 September 2020
Me 1 Shtator 2020 u paralajmerua hapja e shkollave dhe kthimi i nxenesve neper bankat shkollore. Por nje nate me heret para se te nis mesimi u lajmerua SBASHK-u dhe tha qe mesimi nuk do te nis ne shkolla me arsyetimin se shkollat nuk ishin te dezinfektuara. Por kishin harruar qe shkollat ishin te mbyllura gati 6 muaj dhe se ne rastin me te mire virusi ne siperfaqe mund te qendroj maksimum 14 dite. Me ne fund u vendos qe mesimi te vazhdoj neper shkolla duke nisur nga datat 14 dhe 21 Shtator. Por surprizat nuk mbarrojne dhe shkolla “Gjon Sereqi” ne Ferizaj me 2400 nxenes qe i ka, ja krisi renovimit ne diten kur nxenesit u desh te kthehen neper bankat shkollore.
Jeta eshte e mbushur me surpriza, sidomos nese jeton ne Kosove. Njera nga surprizat me te medha ishin rezultatet e testit PISA 2015. Si cdo teme e rendesishme edhe kesaj teme nuk i ikem dhe ja nisen debatet, analizat, konferencat dhe shume aktivitete tjera por nuk zgjati shume dhe u harrua pas nje jave. Ne Dhjetor te vitit 2019, u publikuan rezultatet e testit PISA 2018 dhe prape ishim gati ne fund te listes me rezultatin e nxenesve Kosovar.
A ishin surprize rezultatet e testeve PISA apo vetem e vulosi ate qe dihej? Kur u publikuan rezultatet e PISA njera nga arsyetimet per deshtimin ishte se nxenesit Kosovar nuk kishin eksperience me pyetjet e llojit qe jane ne testet PISA. Por ne anen tjeter rezultatet nuk ishin ndryshe edhe ne testet e mbrendshme si ajo e e testit te arritshmerise. Ne dy grafiqet e meposhtme jane paraqitur rezultatet e e lendeve nga testi i arritshmerise nga viti 2014/2015. Me krahasu rezultatet e testit PISA me ate te arritshmerise nuk eshte aspak e drejte sepse ato cka maten me te dyja jane larg njera tjetres. Por duke pas parasysh qe ne testin PISA marrin pjese femijet nga mosha 15 vjec e 3 muaj deri me 16 vjec e 2 muaj na jep nje pasqyre se ku jane nxenesit Kosovar me nivelin e njohurise ne lende te caktuara.
Testi i arritshmerise pak a shume na pasqyron rezultatin e nxenesve deri ne klasen e nente. Pervec rezultateve nga lenda e matematikes qe kemi pak a shume nje konstante me 60-65%, tek lendet shkencore fizik, kimi dhe biologji rezultatet shfaqen me ndryshime te medha vite pas viti. Rezultatet me te uleta i kemi te lenda e fizikes. Ne nje vleresim te pergjithshem rezultatet nga matematika dhe lendet shkencore te vitit 2018/2019 jane me te uletat qe nga viti 2014/2015. Nese i krahasojme rezultatet e testit PISA te vitit 2015 dhe 2018, Kosova ka pas nje ngritje prej 4 ne matematik dhe nje ulje prej 13 pikeve ne shkence.
Sipas rezultateve te testit PISA 2018, 21% e nxenesve Kosovar jane ne gjendje te kuptojne dhe te analizojne nje tekst mesatarisht te gjate, kurse mesatarja e OECD ka qene 77%. Kurse ne anen tjeter i kemi rezultatet nga testi i arritshmerise ne lendet gjuhe amtare, gjuhe angleze, histori dhe gjeografi. Ajo cka na bjen ne sy eshte nje rrenje te suksesit te nxenesve ne vleresim te pergjitshem te ketyre lendeve. Rezultatet me te dobeta i kemi ne lenden e gjeografise dhe historise. Por ne anen tjeter rezultatet nga gj.angleze jane dukshem me te larte nga ato te gj.amtare.
Duke i pasur parasysh rezultatet e pergjithshme te testit te arritshmerise suksesi i nxenesve Kosovar ne testet PISA 2015 dhe PISA 2018 nuk ishte surprise por dicka qe pritej. Vitin e ardhshem do ta kemi PISA 2021, nese nuk shtyhet per ndonje date tjeter. PISA 2021 do te na tregon dicka me shume sesa testet e meparshme,e ajo do te jete edhe qendrueshmeria e sisteme te arsimit edhe ne kohe te pandemise. Viti akademik 2020/2021 nuk do te jete i lehte per askend, shpresoj qe edhe mesimdhenesit edhe nxenesit te kalojne me sa me pak probleme shendetesore dhe ate arsimore.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...