Fokus

A i prekë kanceri i gjirit moshat e reja?

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 07 October 2023

Për nderë të muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus është diskutuar për shëndetin e gjirit.

Në storien e përgatitur nga gazetarja Elvira Haxhiu, onkologia Gazmore Bardhi – Morina tregon nëse kanceri i gjirit i prekë edhe moshat e reja.

“Kanceri i gjirit është një ndër karcinomat që më së shpeshti lajmërohet tek moshat 40-45 deri në 55 vjeçe. Kanceri i gjirit është një ndër kanceret e cila nuk i kursen as vajzat e reja. Në praktikën tonë kemi pasur raste kur edhe kemi pasë vajza të reja të diagnostikuara me kancer të gjirit. Kështu që kanceri i gjirit nuk të falë, lajmërohet në çdo moshë dhe çdo gjini”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu, onkologia ka treguar se kur duhet të kontrollohen vajzat e reja dhe se si bëhet vetëkontrolli.

Këto dhe shume të tjera mund t’i kuptoni në storien e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera