Fokus

A hynë forcat serbe në territorin e Kosovës, flasin nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 17 February 2024

Sot në media u raportuar se një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës kishte hasur në forca serbe.

E në lidhje me këtë Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës ku kanë treguar detajet.

Zedhënësi I Policisë së Kosovës Baki Kelani i tha Infokus se është bërë fjalë për patrullime të përbashkëta që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe.

-Advertisement-

“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siq realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës”, deklaroi Kelani për Infokus.

Ndryshe ai tha se Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të siguris dhe parandalim të krimit trans kufitar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera