Sport

A gaboi Genc Nuza që e ndëshkoi me karton të kuq futbollistin e Dritës në ndeshjen ndaj Ballkanit?

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 21 October 2020

Ballkani mesditën e së mërkurës e ka fituar derbin e xhiros së shtatë në Superligë ndaj Dritës me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘portokallinjtë’ i realizoi Mirlind Daku në minutën e 19’ dhe 75’.

Skuadra e Dritës pjesën më të madhe të lojës e zhvilloi me një lojtar me pak, pasi në minutën e 23’ mbrojtësi i majtë, Ilir Blakçori, u ndëshkua me karton të kuq.

-Advertisement-

Blaçori u përjashtua nga loja pas një ndërhyrje në sulmuesin e Ballkanit, Mevlan Zeka.

E mungesa e një lojtari me pak në fushë ndikoi edhe në rezultatin e takimit, pasi Drita me një futbollist me pak nuk arriti rezultat pozitiv në Suharekë.

Nga xhirimet e kamerave shihet se ndërhyrja e futbollistit të Dritës, nuk ishte dhe aq e ashpër, andaj në rrjetet sociale ka pasur komente nga me të ndryshmet, duke aluduar se gjyqtari Genc Nuza, ka gabuar që e ka ndëshkuar me karton të kuq Blakçorin.

Më poshtë keni momentin kur Blakçori ndërhynë në Zekën.

Për më shumë shikojeni dhe vlerësojeni vet se a ishte, apo nuk ishte penallti?

VIDEO: Klan Kosova

Kujtojmë se Genc Nuza gjykon edhe ndeshje ndërkombëtare, pasi është i pajisur me stemë të FIFA-s, derisa pesë herë është shpallur gjyqtari më i mirë në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera