A është vendosur ende se kush do të vijë në krye të ministrisë së shëndetësisë? Flasin nga zyra e kryeministrit
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 27 October 2022
Kanë kaluar afro një muaj që kur ish ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje e ende nuk është dhënë asnjë emër se kush do të vie në krye të kësaj ministrie.
As qeveria nuk duket të ketë ende ndonjë ide se kënd ta vendose në këtë pozitë. Nga zyra e kryeministrit të pyetur nga Gazeta Infokus nëse kanë filluar diskutimet apo është vendosur për një emër në ministrinë e shëndetësisë ata në përgjigjen e tyre kanë lavdëruar punën e ushtrueses së detyrës së ministres, Dafina Gexha Bunjaku.
Ndërsa sa i përket asaj se kush do të jetë ministër, zëdhënësi i zyrës së kryeministrit, Përparim Rama ka thënë se opinioni do të njoftohet sa po të merret një vendim.
“Ministria e Shëndetësisë aktualisht drejtohet nga ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka një përvojë të gjatë në fushën dhe sektorin e shëndetësisë. Sa përket emrit të ri të kësaj ministrie, kurdo që për të të vendoset, do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Kryeizu për Infokus.
Kujtojmë se ish ministri Latifi dha dorëheqje në fillim të muajit tetor përmes një letre të cilën ia dorëzoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në letër thuhej se pas disa reflektimeve në muajt e fundit, Latifi kishte vendosur të jepte dorëheqje.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqje.
Deri në dorëheqjen e Latifit pati shumë ankesa e reagime për mos punën e tij në ministri, madje nga qytetarët filloj të quhej edhe si ministri i udhëtimeve, e nuk ishin të rralla talljet që bëheshin se ai nuk e kishte kaluar asnjë ditë në Kosovë që prej kohës kur mori postin. Mirëpo pavarësisht kësaj në letrën dorëheqjes Latifi është shprehur i gatshëm të raportojë për të arriturat e tij sa ishte në krye të shëndetësisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...