Lajme

A është marrëveshja e Washingtonit “Tavolinë Suedeze”? Tregon kryeministri Kurti

Autori: Islam Morina 20:14 | 10 November 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe për marrëveshjen e Washingtonit të cilën ai e pati quajtur Tavolinë Suedeze, por që kësaj radhe i ka ikur këtij termi, duke folur për disa pika të marrëveshjes.

I pyetur se a është marrëveshja e Washintonit “tavolinë Suedeze”, kryeministri Kurti ka thënë se pika më e rëndësishme kësaj marrëveshje është pika e fundit të saj, e cila edhe është realizuar, shkruan Gazeta Infokus.

“Për mua më e rëndësishmja në atë marrëveshje është pika e fundit ë saj ku parasheh që Izraeli ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe ajo tashmë është realizuar”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurse për Liqenin e Ujmanit, kryeministri Kurti, ka thënë se me fizibilitetin e sajka marrë epilog zotimi i Kosovës dhe Kosova nuk ka obligime ta ndajë atë me dikë tjetër, sepse tashmë ajo është e pavarur.

Ndërsa për Ballkanin e hapur Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Ballkan të hapur me një Serbi të mbyllur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera