Sport

A është ky pasardhësi i Xavit te Barcelona? (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 25 October 2018

Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo i lindur më 12 gusht 1996, i njohur si Arthur Melo ose thjesht Arthur, është një futbollist brazilian që luan si mesfushor për klubin spanjoll Barcelona dhe ekipin kombëtar brazilian, shkruan Gazeta inFokus.

I lindur në Goiania, ai filloi karrierën e tij në Gremio duke fituar Copa Libertadores në 2017 dhe Campeonato Gaúcho në 2018. Në tre vitet e tij të kaluara në Grêmio, Arthur u vlersua nga Barcelona si zëvendësues i legjendes Xavi.

Barcelona ka nënshkruar me mesfushorin për një tarifë fillestare prej 31 milion euro.

-Advertisement-

Tani ai është futbollisti kryesor te Barcelona me lojreat e tija të treguara. Statistikat e tij në katër ndeshjet e fundit na bënë të kuptojm se tanimë Barcelona e ka Xavin e ri. /Gazeta inFokus

Statistika e Arthur në katër ndeshjet e fundit me Barcelonën.

Barcelona – Tottenham
70 pasime & 91% saktësi

Barcelona – Valencia
142 pasime & 95% saktësi

Barcelona – Sevilla
37 pasime & 97% saktësi

Barcelona – Inter
87 pasime & 95% saktësi

https://www.youtube.com/watch?v=LWB0CBT6g1Y

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera