A është duke e mbajtur Albin Kurti premtimin për pagën minimale?
Autori: Samire Jaha
17:13 | 23 February 2022
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 bëri një mori premtimesh për tu bërë kryeministër i Kosovës.
E njëri nga premtimet që u prit mjaft shumë nga qytetarët, ishte edhe ai për rritjen e pagës minimale, shkruan Gazeta Infokus.
Megjithatë, ky premtim i kryeministrit aktual të Kosovës, edhe kur kanë kaluar një vit nga hyrja në pushtet, nuk është realizuar ende.
Por, Albin Kurti gjatë kësaj jave ka njoftuar se ka filluar procesi për rritjen e pagës minimale në vendin tonë.
Ky vendim i të parit të ekzekutivit është i mirëseardhur sipas analistit për çështje politike, Artan Muhaxhirit.
“Ky ka qenë premtim elektoral i Kryeministrit Kurti dhe ai tash po e realizon. Është hap i mirëseardhur, ndonëse shifra përfundimtare ende nuk është përcaktuar, pasi ka dallime mes Qeverisë dhe kërkesës së BSPK-së prej 350 euro. Por, përveç rritjes së rrogës minimale, një punë kolosale duhet të bëhet në përmirësimin e kushteve të punës dhe kontekstit të përgjithshëm të raporteve mes punëdhënësve dhe punëtorëve”, tha Muhaxhiri për Infokus.
Muhaxhiri thotë se edhe pse ky vendim është i mirë, në vetvete tregon nivelin e mjerueshëm të kualitetit të jetës, dhe se janë të domosdoshme edhe shumë vendimmarrje të tjera përkitazi me përmirësimin e mirëqenies.
“Në rastin e Kosovës, ky është indikator i nivelit të mjerueshëm të kualitetit të jetës dhe mungesës së vazhdueshme të vullnetit për angazhim shtetëror në përmirësimin e përgjithshëm të jetesës. Kryeministri Kurti meriton vlerësim për këtë vendim, ndonëse në tablonë gjenerale të punësimit janë të domosdoshme edhe shumë vendimmarrje tjera efektive”, u shpreh Muhaxhiri.
Por si do të ndikonte rritja e pagës minimale në Kosovë sipas Muhaxhirit?
“Logjikisht, rritja e pagës minimale do të duhej të kishte efekt zinxhiror në sistemin e pagave, pasi rrjedhimisht duhet të rriten edhe pagat e tjera. Mirëpo, në Kosovë nëse procesi i rritjes së rrogave ndalet vetëm në pagat minimale, ky projekt nuk do të ketë efekt të madh ekonomik në përmirësimin e mirëqenies”, deklaroi Muhaxhiri për Infokus.
Analisti Muhaxhiri tregon se a do të ndikojë paga minimale në rritjen e çmimeve të konsumit të gjerë.
‘Rritja e çmimeve ndikohet nga varësia e tregut kosovar ndaj tregjeve globale. Ne jemi shtet importues, prandaj nuk mund të kemi kontroll për produktet që i prodhojnë vendet tjera. Qeveria mund të ofrojë pako subvencionesh për stimulime financiare afatshkurtra, mirëpo jo edhe transformime të shpejta në shkallë të gjerë”, deklaroi ai.
Kurse gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani, rritjen e pagës minimale e sheh si të domosdoshme pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të konsumit dhe shërbimeve në vendin tonë.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Shabani arsyeton nismën e kryeministrit me faktin se që nga viti 2011 nuk ka pasur ndryshime në paga.
“Duke pasur parasysh se që nga viti 2011 nuk ka pasur lëvizje në paga, derisa çdo vit inflacioni është reflektuar në shportën e konsumatorit të ardhurat e qytetarëve gjithnjë e më shumë po bëhen të pamjaftueshme për të përballuar jetesën”, tha Shabani për Gazetën Infokus.
Ai gjithashtu tha se rritja e pagës minimale nuk do të ketë ndikim në rritjen e çmimeve.
Kjo sipas tij, sepse rritja e çmimeve aktuale në vend është e ndikuar më shumë nga tregtarët manipulues se nga inflacioni real.
“Situata me krizën energjetike dhe pandemia janë shfrytëzuar jashtëzakonisht shumë nga tregtarët në Kosovë, duke pasur parasysh se kryesisht konsumi I qytetarëve varet nga importi. Rritja e pagës minimale do të rris konsumin dhe kërkesën për shërbime, cfarë edhe mund të shfrytëzohet nga ofruesit e shërbimeve dhe prodhuesit, nëse merret për bazë praktika e deritashme”, deklaroi ai.
Mirëpo se sa duhet të jetë paga minimale në Kosovë, Shabani thotë se çfarëdo e ardhure nën 250 euro, nuk është e mjaftueshme për të i mbuluar shpenzimet elementare të qytetarëve në vend.
“Fatkeqësish Kosova ka pagën minimale më të ultën në rajon dhe është befasi se si ia dalin qytetarët të mbijetojnë me të ardhurat aktuale. Nëse analizohet situata socio-ekonomike çfarëdo e ardhure nën 250 euro nuk do të mjaftoi për të mbuluar shpenzimet elementare të qytetarëve në vend”, shtoi Shabani për Gazetën Infokus.
Ndërsa nga Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat, kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë pagë minimale nën 400 euro.
Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, në një konferencë për media të mbajtur kësaj të mërkure ka thënë se kanë dy propozime në lidhje me këtë temë.
“Nuk guxoj të them se cili do të jetë propozimi pagës minimale nga kryeministri i Kosovës. Kemi dy propozime. Propozimi i parë që ka qenë në vitin 2021, që paga minimale të jetë 350 euro dhe propozimi i dytë që tani ka ra në 250 euro. Ne nuk dojmë të flasim se për cilën shumë e ka pasur fjalën, por kemi informacione se do të lëviz diçka për pagën minimale, por sa është reale kjo mbetet të shihet me kohë”, ka thënë Azemi.
Sipas mendimeve të qytetarëve për pagën minimale duhet të arrihet vlera deri në 500 euro.
“Nën 500 euro kurrgjë hiq, sepse kundrejt çmimit që janë rrit, bile edhe 500 euro nuk dalin”, ka thënë një qytetar.
Një qytetar tjetër i pyetur nga Infokus, ka thënë se paga minimale duhet të jetë prej 350 deri në 400 euro.
“Paga minimale duhet të jetë 350 – 400 euro, sepse duke e llogaritur inflacionin kaq të madh, rritjen e madhe të çmimeve, duke e parë edhe mundësinë ekonomike, mendoj që është më e arsyeshmja 350-400 euro, e jo më e vogël”, tha një qytetar tjetër.
Por ka nga ata qytetarë që mendojnë se paga minimale duhet të caktohet në bazë të zhvillimit ekonomik, por që sipas tyre fatkeqësisht tek ne nuk ka një zhvillim të tillë.
“Paga minimale është dashur me u caktu në bazë të zhvillimit ekonomik , në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik pasi që çdo gjë importohet, 90% e produkteve e atyre që konsumohen janë të importit, eksportohen vetëm do kanaqe e do hekura e kurgjo hiq kjo është tmerr, edhe këtu edhe në Shqipëri”, është shprehur qytetari për Gazetën Infokus./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të proce...
-
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
Për udhëtimin tuaj të radhës mes Suedisë dhe Kosovës, kërkoni biletat në Pris...
-
Studentët largojnë deputetët e opozitës dhe hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë ...
-
Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim
Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës...
-
“Burrëria nuk dëshmohet përmes kontrollit mbi gruan” – Mesazhi i sociologut Sumiçi pas shifrave alarmante të dhunës në familje
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë në më pak se ...
-
“Arlinda kërkoi mbrojtje dhe u vra” – Shifra ALARMANTE të dhunës në Kosovë, mbi 10 mijë raste të raportuara në më pak se katër vjet
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje. Mbi 8 mijë gra viktima. Qindra fëmijë...
-
Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit, policia bën thirrje: Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë
Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdo...
-
Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese
Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë ve...
-
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë ...
-
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, reagon SHSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka reaguar pas ar...
-
Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndalua...
-
Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë
Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimi...

































